Sherr në Durrës: Plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

0%

Një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës pas një konflikti fizik të ndodhur në zonën e Shkallnurit, në Durrës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës , shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan Abcnews.al. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com