Zjarr në një rafineri në Indi, 15 të plagosur

0%

Të paktën 15 persona janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një tubacion nafte në rafinerinë Haldia, në shtetin e Bengalit Perëndimor të Indisë. Sipas mediave lokale, flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit në një tubacion që transportonte naftë, një lëndë djegëse shumë të ndezshme. Nga vendngjarja u panë re të dendura tymi të zi që u ngritën mbi rafineri.

Intensiteti i zjarrit shkaktoi djegie te disa prej punëtorëve që ndodheshin pranë tubacionit në momentin e incidentit. Të plagosurit morën ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për viktima. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende mbeten të paqarta.

Burimi: Bota Sot