Bushi: Japonia nuk e meritonte humbjen, Brazili nuk të jep shpresë

0%

Trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Japonia nuk e meritonte humbjen ndaj Brazilit. Bushi shtoi se Brazili është një ekip që nuk jep shpresë për më tej në Botëror. “Japonia ishte një ekip për tu marrë shembull dhe duhet të merret shembull nga të gjithë mendoj unë. Se si u vendos në fushë, se si luftonin për njëri tjetrin.

Me pak cilësi po të kishin, edhe pak kualitet ato mund ti bënin shumë dëm Brazilit. Por i mungonte eksperienca, i mungonin lojtarët me kualitet. Ato individët që Brazili i ka shumë të fortë dhe që Japonia nuk i ka. Mendoj se Japonia ka bërë një ndeshje super perfekte. Nuk e meritonte humbjen. Kurse Brazili është një ekip që nuk të jep shpresë për më vonë“, tha Bushi.

Burimi: Bota Sot