Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin amerikan, Daniel Serwer, të hënën, më . Kurti e ka vlerësuar profesorin Serwer, si një zë të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.
“Në takim u diskutua për një gamë të gjerë temash me rëndësi, përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe implikimet e tyre për sigurinë e vendit”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Kurti theksoi se Kosova është me fat që ka një mik si Daniel Serwer, i cili, siç u shpreh ai, nuk ka hezituar asnjëherë të flasë të vërtetën për popullin e Kosovës dhe për kërcënimet që Serbia paraqet ndaj sigurisë rajonale.
Me këtë rast, profesor Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit Kryeministri ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim.
