Martinelli thotë se nuk mund ta shpjegoj me fjalë gëzimin

0%

Shpërndaje në: Heroi i Brazilit, Gabriel Martinelli, është shprehur për golin e shënuar ndaj Japonisë. Me golin e Martinellit në kohën shtesë të ndeshjes ndaj japonezëve, Brazili siguroi fitoren 2:1. “Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar gëzimin në zemrën time. Duke parë të gjithë ata tifozë në këmbë, prindërit e mi, miqtë e mi… Nuk mund ta shpjegoj.

Pasi godita shtyllën, e dija që do të kisha një shans tjetër. Sinqerisht nuk kam fjalë. Jam thjesht i lumtur që arrita ta ndihmoja ekipin, pavarësisht nëse luaj në të majtë apo në qendër. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin”, ka thënë Martinelli pas fitores. Brazili siguroi kalimin në një të tetën e finales pas fitores ndaj Japonisë.

Burimi: Koha