Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë, ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi të automjetit, i cili u filmua duke kryer një tejkalim të rrezikshëm në kthesë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Sipas Policisë, rasti u publikua në një videoje në portale më , ndërsa më pas u ndërmorën veprimet e nevojshme ligjore, Policia ka njoftuar se shoferit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh, përkatësisht ndalim i drejtimit të automjetit. Videoja e rastit, sipas Policisë, është dërguar përmes aplikacionit Viber.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia e trafikut rajonal në Pejë, vazhdon të merr masa parandaluese për kundërvajtësit që bien ndesh me ligjin për rregulla në komunikacion.
