Shpërndaje në: Gjërat janë të trazuara në Algjeri. Vendimi i përzgjedhësit të Algjerisë, Vladimir Petkoviq, për ta lënë portierin Luca Zidane në stol në ndeshjen kundër Austrisë, ka prishur atmosferën në ekip. “Mungesa e Luca Zidane në formacionin titullar është për shkak të paraqitjes së tij në dy ndeshjet e para”, deklaroi trajneri Petkoviq, raporton “AS” të hënën.
Portieri i Granadës ngriti shqetësime pas gabimeve në humbjen nga Argjentina dhe fitoren ndaj Jordanisë. Por ai mori mbështetje nga trajneri Petkoviq. Kritika për paraqitje ka marrë edhe zëvendësuesi i Zidane, Oussama Benbout pas golave të pësuar ndaj Austrisë.
Kjo ka krijuar pasiguri në portën e Algjerisë përpara ndeshjes në 1/16 e finales të Kupës së Botës kundër Zvicrës, përfaqësuese të cilën e njeh mirë Petkoviqi. “Tani topi është te Petkoviqi, i cili duhet të përballet me vendimin për portierin para ndeshjes ndaj Zvicrës.
A duhet ta rikthej Zidanen, t’i besojë Benboutit, apo të zgjedhë portierin e tretë që praktikisht është pa përvojë?”, shkruan “AS”. Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Algjerisë luhet më 3 korrik.
