Zbulohen detaje nga vrasja e 32 vjeçarit në Ferizaj, ja çka e kishte

0%

Të dielën mbrëma në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se ka përfunduar me vrasje. Sipas medias, 24-vjeçarja A.R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurin e saj, F.H. rreth orës , duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

E dyshuara ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas në QKUK në gjendje stabile. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurën Arjeta Roshaj, 24-vjeçare, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Burimi: Bota Sot