SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një shkëmbimi sulmesh gjatë ditëve të fundit, raportet e medias citojnë një zyrtar amerikan të ketë thënë, ka raportuar BBC. Kjo vjen pas disa sulmeve në dhe përreth Ngushticës së Hormuzit, me të dyja vendet që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të tyre.
Zyrtari amerikan i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, të dielën se anijet do të jenë në gjendje të lëvizin “lirisht” nëpër rrugën ujore të Gjirit dhe se bisedimet për një marrëveshje për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës do të vazhdojnë. Të hënën, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, mohoi se kishte plane për bisedime teknike këtë javë.
Por Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim do të mbahet në kryeqytetin e Katarit me kërkesë të Iranit. “IRANI KA KËRKUAR NJË TAKIM. DO TË ZHVILLOHET NESËR NË DOHA!” shkroi ai në Truth Social, pa dhënë asnjë detaj.
Më vonë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha Fox News se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, “do të fluturojnë për në Doha për takime të nivelit të lartë këtë javë, ndërsa vazhdojmë të diskutojmë memorandumin e mirëkuptimit”.
Më 17 qershor, SHBA-të dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) prej 14 pikash, i cili përfshinte një “ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet”. Si pjesë e MM-së, Irani ra dakord të përdorë “përpjekjet e tij më të mira për kalimin e sigurt të anijeve tregtare pa pagesë për 60 ditë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
