Pesë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë në një “qendër mirëqenieje për të rinj” në Stade, Gjermaninë veriore, tha policia. Dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve është i dyshuari për të shtënat, tha një zëdhënës i policisë për BBC-në.
Media gjermane dhe agjencia e lajmeve Reuters raportuan se të pesë viktimat ishin të rritur, duke cituar një zëdhënës të policisë, transmeton Telegrafi. Një numër njerëzish u plagosën gjithashtu në të shtënat e së hënës në perëndim të Hamburgut. Policia më vonë tha se nuk kishte kërcënim të mëtejshëm për publikun. Motivi i mundshëm i autorit të krimit nuk ishte menjëherë i qartë.
Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën pesë të vdekur “Vrasjet që përfshinin viktima të shumta ndodhën në një qendër mirëqenieje për të rinj” në Dankersstrasse, tha policia lokale në një deklaratë në orën sipas kohës lokale. “Pesë persona u plagosën për vdekje dhe individë të tjerë pësuan lëndime”, thanë ndër tjera. Policia i bëri thirrje publikut të shmangte zonën.
Një numër i madh personeli emergjent u dërgua në vendngjarje. Transmetuesi publik gjerman ZDF raportoi se një zëdhënës i qytetit kishte thënë se fëmijët në një çerdhe aty pranë ishin brenda në kohën e të shtënave dhe “fëmijët në moshë shkollore” ishin mbledhur që atëherë nga prindërit e tyre.
Qyteti në shtetin e Saksonisë së Poshtme ndodhet rreth 30 km në perëndim të Hamburgut dhe ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh.
