VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore

0%

Nga VLEN kanë reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, pasi ky i fundit tha se rezultatet e VLEN-it pas dy viteve qeverisje janë dëshpëruese dhe se vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore. Nga VLEN thonë se Bujar Osmani duhet të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore.

“I preferuari i çdo pushteti dhe funksionari i përjetshëm i BDI-së, i mësuar me përkëdheljet e pushtetit dhe privilegjet e posteve të njëpasnjëshme, bën mirë që t’i tregojë popullatës se cili ishte hajri për qytetarin e thjeshtë nga qëndrimi i tij në poste pa ndërprerë.

Ministër pa legjitimitet, politikan pa bazë elektorale, funksionar pa vota, Bujar Osmani do të mbahet mend vetëm si i dëgjzeshmi i shefave që shfrytëzoi postet për beneficione personale, ndërkohë shqiptarët i la në mjerim dhe varfëri”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Osmani: Rezultatet e VLEN-it janë dëshpëruese, bllokuan rrugën evropiane të vendit “Kur flet për izolimin e vendit, ia kujtojmë Bujar Osmanit se ai u zgjodh Ministër në Qeverinë anti- NATO që doli nga vetoja e Greqisë në Bukuresht; ai ishte Ministër në Qeverinë e antikuizimit të Maqedonisë- e aprovoi Shkupi 2014, riemërtimin e Aeroportit, riemërtimin e autostradës”.

“Sa i përket lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, Bujar Osmanin e kujtojmë si avokatin publik të shtetit në rastin Monstra, si të heshturin në rastin Harun Aliu, si të humburin në Lagjen e trimave, si të frikësuarin në të gjitha proceset e montuara ku shqiptarët vërtetë kishin përfaqësues, por nuk kishin përfaqësim dhe zë në Qeveri”, thonë nga VLEN.

Burimi: Telegrafi