Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban sot mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore. Me këtë rast nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve.

Haziri tha se Kolegjiumi i Degëve aktualisht po trajton situatën paszgjedhore dhe se qëndrimet zyrtare të partisë do të bëhen publike pas përfundimit të takimit. “Sot e kemi kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore.

Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen në orën me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve të fundit. /Kp

Burimi: Telegrafi