Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99

0%

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobën maksimale për platformat që shkelin ligjet e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale në 99 milionë dollarë (rreth 86.9 milionë euro).

BBC raporton se ndryshimi në ligj do të thotë gjithashtu se Komisioneri i Sigurisë Elektronike do të jetë në gjendje t’i detyrojë kompanitë të ofrojnë prova të hapave që kanë ndërmarrë për t’u përmbajtur ndalimit. Në Australi, fëmijëve nën moshën 16 vjeç u është ndaluar hyrja në dhjetë platforma që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar.

Autoritetet e vendit kanë nisur hetime për mosrespektimin e supozuar të rregullave nga pesë platforma të ndaluara për fëmijë nën moshën 16 vjeç – Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe YouTube.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në raportin e tij, Komisioni i Sigurisë Elektronike, i cili është rregullatori i pavarur i vendit, tha se shtatë nga dhjetë fëmijë nën moshën 16 vjeç që kishin një llogari në rrjete sociale para ndalimit, ende kishin “një farë qasje” në ato rrjete.

Burimi: Telegrafi