Regjistrimi i ndërmarrjeve shënon rënie në muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025

0%

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se numri i ndërmarrjeve të regjistruara në muajin maj 2026, është më i ulët krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar. “Në Maj 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rënie për 1,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 16,9 % të ndërmarrjeve të regjistruara.”-thuhet në komunikatë.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 278 (25,1 %), akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 126 (11,4 %), ndërtimtari me 119 (10,7 %), prodhim me 105 (9,5 %), etj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me numrin e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë, ASK bën të ditur se gjatë muajit maj janë regjistruar 1,108 ndërmarrje, ku pjesa më e madhe e tyre janë mikro-ndërmarrje.

“Në kategorinë ‘Mikro Ndërmarrje’ (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 101 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë ‘Ndërmarrje të Vogla’ (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 7 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë ‘Ndërmarrje të Mesme’ (50 deri 249 të punësuar) dhe në kategorinë ‘Ndërmarrje të Mëdha’ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.”-bën të ditur ASK.

Sipas shtrirjes gjeografike, prinë rajoni i Prishtinës me numrin e ndërmarrjeve të regjistruara “Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve të regjistruara në nivel rajoni është: Rajoni i Prishtinës prinë me 523 ndërmarrje të regjistruara (7,2 %), Rajoni i Prizrenit me 130 (11,7 %), Rajoni i Ferizajt me 110 (9,9 %), Rajoni i Mitrovicës me 100 (9,0 %), Rajoni i Gjilanit me 86 (7,8 %), Rajoni i Gjakovës me 83 (7,5 %) dhe Rajoni i Pejës me 76 (6,9 %).”- thuhet në komunikatë.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes publikimt të “ Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për muajin Maj 2026”.

Burimi: Kallxo