Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje kryebashkiakut për të qëndruar me fëmijën

0%

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se me lejen e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan.

Teksa leja për kryebashkiakun është për një afat prej 48 orësh.

Burimi: Bota Sot