NË SHPËRFILLJE

0%

Nga: David Gilmour dhe Anthony Moore (Pink Floyd, albumi A Momentary Lapse of Reason , 1987) Përktheu: Agron Shala Në shpërfillje Ndaj të zbehtëve e të nëpërkëmburve Dhe ndaj fjalëve që ata thonë Që nuk duam t’i kuptojmë “Mos e prano se ajo që po ndodh Është thjesht vuajtja e të tjerëve Përndryshe do të zbulosh se edhe ti Po i bashkohesh shpërfilljes” Është mëkat disi Që drita po shndërrohet në hije Dhe po hedh qefinin e saj Mbi gjithçka që kemi njohur Pa e kuptuar se si janë shtuar radhët Të shtyrë nga një zemër prej guri Mund të zbulojmë se kemi mbetur krejt vetëm Në ëndrrën e krenarëve Mbi krahët e natës Teksa dita po zgjohet Aty ku bashkohen të pazëshmit Në një mirëkuptim të heshtur Me fjalë që tingëllojnë të çuditshme Të magjepsur ndërsa ndezin flakën Ndieje erën e re të ndryshimit Mbi krahët e natës Jo më shpërfillje Ndaj të dobëtëve e të lodhurve Jo më shpërfillje Ndaj ftohtësisë së brendshme Është një botë që të gjithë duhet ta kemi të përbashkët Nuk mjafton vetëm të rrimë e të vështrojmë A është vallë vetëm një ëndërr Që s’do të ketë më shpërfillje?

Burimi: Telegrafi