Pas vdekjes së vajzës, nuk ndalen konfliktet / Drita: Ditën e vdekjes ish-dhëndri vodhi dokumentet e makinës

0%

Historia që u trajtua pak ditë me parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, kishte të bënte me një zonje e cila pas vdekjes se të bijës në moshe fare të re, ka nisur një konflikt të fortë me ish dhëndrin, i cili ka qenë i divorcuar nga vajza e ndjerë që në vitin 2020.

Zonja Drita u shpreh se vajza ka vetëm 3 muaj që ka ndërruar jetë dhe ende pa u mbyllur plaga, ish dhëndri ka nisur një konflikt në familjen e tyre kryesisht ndaj djalit të saj duke e akuzuar atë se i ka marre makinën dhe se ka dhunuar djalin e tij.

Por nga ana tjetër Drita shprehet se makina ishte e blerë nga djali i saj dhe ja kishte lenë në përdorim motrës se ndjerë e cila e përdorte për problemet e saj, pas vdekjes makinën e mori serish djali dhe nga ky moment nisi një sherr, i cili përfundoi në kërcënime dhe në denoncime. Pas transmetimit te emisionit, dhëndri vendos të ndalojë takimet me nipin “Nuk më rrihet në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I shkoj të varri. Ai djalin e merrte kalonte edhe pushime. Kur ka marrë policia djalin tim ka qenë në drekë, ka lënë fëmijët duke qarë në oborr. Djalit i ka thënë se ka ardhur ish-dhëndri që ka kallëzuar se ka rrahur nipin dhe ka vjedhur makinën të shtëpia. Atë makinë ia kishte lënë, vëllai motrës”, tregoi ai.

Gjithashtu ajo u shpreh se ish-dhëndrit i kanë kërkuar të tërheqë denoncimin sepse ka gënjyer në deklaratat e tij, por që një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Burimi: Bota Sot