Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në Qipro, ky dy fëmijët e një familjeje u gjetën të vdekur në rrethana që po hetohen. Hetimet i ndjek Policia Britanike e Bazës Ajrore, territor ku ndodhi ngjarja.
Tragjedia ndodhi në fshatin Xylofagou, në Zonën e Lirë të Famagusta në Qipro, ku dy fëmijë, motra 8 vjeçe dhe vëllai 10 vjeç, humbën jetën kur mbetën të bllokuar brenda makinës së babait të tyre, janë në kulmin e tyre.
Hetuesit po mbledhin dëshmi nga banorët e zonës, ndërsa po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta në të cilat dy fëmijët u gjetën të bllokuar në automjet. Dy fëmijët me origjinë bullgare, kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për të kaluar pushimet verore me babanë e tyre, i cili jeton dhe punon në ishull.
Sipas asaj që tha për mediat kreu i komunitetit të Xylofagou, Giorgos Ioulianos, informacionet e para tregojnë se babai është larguar herët në mëngjes për në punë, ndërsa partnerja e tij është larguar pak më vonë, duke i lënë fëmijët në shtëpi. Vlerësohet se fëmijët më pas kanë hipur në makinë, janë mbyllur brenda dhe nuk kanë mundur të dalin.
Megjithatë, deri vonë të dielën në mbrëmje nuk ishte sqaruar saktësisht se si kanë mbetur të bllokuar në automjet. Makina ishte parkuar në një fushë pranë ndërtesës së apartamenteve ku jetonte babai dhe partnerja e tij, ndërsa vlerësohet se fëmijët kanë qëndruar brenda për disa orë.
