Ukraina sulmoi me dronë rafineritë e naftës, Rusia vendos kufizime në karburant në rajonin e Irkutskut

0%

Rusia vendosi të dielën kufizime në shitjen e karburantit në rajonin e Irkutskut. Guvernatori rajonal Igor Kobzev tha se është shpallur gjendje gatishmërie e lartë për shkak të mungesës së karburantit motorik dhe se limiti i blerjes në stacionet e benzinës Rosneft është 50 litra për automjet. Ai tha se stacione të tjera benzine mund të vendosin limite më të ulëta.

Ai këshilloi organizatat që nuk janë të përfshira në shërbime thelbësore që t’i kalojnë punonjësit e tyre në punë në distancë. “Qëllimi ynë kryesor është të lehtësojmë problemin që lidhet me dërgesat e pamjaftueshme të karburantit në rajon, të zvogëlojmë fluksin në stacionet e benzinës dhe të sigurojmë funksionimin e qetë të të gjitha shërbimeve në këto kushte të vështira“ , tha ai.

Për shkak të sulmeve të fundit me dronë ukrainasë ndaj rafinerive ruse të naftës, disa objekte pezulluan operacionet për mirëmbajtje, duke e shtyrë Moskën të vendosë periodikisht kufizime që synojnë stabilizimin e tregut vendas të karburantit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kufizime në shitjen e karburantit janë vendosur kohët e fundit në disa rajone, duke përfshirë Saratovin, Tverin, Omskun dhe Republikën e Tatarstanit.

Burimi: Bota Sot