Një incident tragjik ndodhi të dielën vonë në mbrëmje, pa qenë në zhvillim e sipër asnjë ndeshje futbolli e Kupës së Botës në atë kohë, pasi ndeshja e vetme e djeshme (Kanada-Afrika e Jugut) ishte zhvilluar herët në pasdite ( sipas kohës amerikane). “Një viktimë u shpall e vdekur në vendngjarje.
Viktima e dytë u transportua në një spital lokal me lëndime kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet. Policia e San Jose në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, shtoi: “Ky incident po hetohet si vrasje. Disa rrugë përreth janë mbyllur në zonë”.
Incidenti ndodhi në Sheshin San Pedro, një nga disa vende në Zonën e Gjirit të San Franciskos, ku turma të mëdha janë mbledhur për “festa shikimi” drejtpërdrejt, duke parë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në ekrane gjigante.
Zona e Gjirit ka pritur pesë ndeshje të Kupës së Botës deri më tani, ku e radhës është ndeshja eliminatore e raundit të 1/3 midis Bosnjës dhe bashkë-organizatorëve të Shteteve të Bashkuara.
