​Volejboll/ Kosova U18 kërkon mbyllje pozitive ndaj Moldavisë në Kampionatin Ballkanik

0%

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll sot e mbyll paraqitjen e saj në Kampionatin Ballkanik BVA U18, ku do të përballet me Moldavinë në ndeshjen për vendin e shtatë. Sfida zhvillohet nga ora dhe është e fundit për ekipin kosovar në këtë turne.

Djemtë e Kosovës synojnë ta përmbyllin garën me një paraqitje pozitive dhe rezultat të mirë, duke kërkuar fitore në përballjen direkte për renditjen përfundimtare. Ndeshja pritet të jetë e luftuar, pasi të dyja skuadrat kërkojnë ta mbyllin turneun me fitore.

Ky duel vjen pas një serie ndeshjesh në kuadër të Kampionatit Ballkanik, ku Kosova U18 ka garuar me ekipe të ndryshme të rajonit dhe tani synon ta përfundojë me performancë dinjitoze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot