Dy kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë dorëzuar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me votat preferenciale brenda partisë të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Ky veprim e shtynë procesin e certifikimit të zgjedhjeve. Afati i fundit për ankesa në PZAP përfundon në orën , më datë .
Pas PZAP-së, procesin mund ta zvarrisë edhe dërgimi i lëndës instancën e radhës – Gjykatën Supreme. Haxhiu dhe Kryeziu thanë se nuk bën të tolerohen as gabimet minimale dhe as ato maksimale dhe se nuk mund të certifikohen rezultatet me gabime.
“Unë dhe kandidati Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ, për shkak se rezultati i përfundimtar i publikuar është i pasaktë, i paverifikuar… Ankesa është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet”- tha ai për media më .
“Atë që ma thanë privatisht e thanë edhe vetë publikisht, se ka gabime teknike, ka gabime të vogla edhe ato gabime duhet t’i falim. Por ligji nuk thotë se duhet të falim, por që duhet të zbatohet për të gjithë njëjtë, që të numërohet votë për votë. Ne nuk po kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme…”- tha nga ana tjetër, Kryeziu.
Të njëjtit, ankesë për rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në nivel vendi kishin bërë para shpalljes të rezultateve pëfundimtare. Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës kishte refuzuar ankesën.
Me aktgjykimin e 25 qershorit 2026, Supremja ka lënë në fuqi vendimin e PZAP duke vlerësuar se ankuesi nuk ka ofruar prova konkrete që do të arsyetonin një rinumërim të përgjithshëm të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të shtunën, më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend.Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .
Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.
