Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm pak minuta më parë Burime nga kjo mbledhje citojnë Ramën t’i ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend.
Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bën me dije se në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim
