Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjet në Deçan: Orët e fundit na ndanë nga njerëz të dashur

0%

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtarit Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasanit që humbën jetën tragjikisht në Maznik të Deçanit. Ai gjithashtu njoftoi se pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta edhe bashkëluftëtari nga Juniku, Faik Nimon Tofaj. “Orët e fundit na ndanë nga njerëz të dashur!

Në Maznik të Deçanit humbën jetën bashkëluftëtari ynë Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasani. Po ashtu, pas një sëmundjeje të shkurtër u nda nga jeta edhe bashkëluftëtari ynë nga Juniku, Faik Nimon Tofaj”. “Familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve e bashkëluftëtarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun. U prehshin në paqe”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot