Policia ka bërë të ditur se një person në Drenas është vetaksidentuar dhe gjatë intervenimit në aksident, policia ka gjetur një kallash brenda veturës. Në njoftimin e policisë thuhet se arma me fishekë është konfiskuar dhe i dyshuari është intervistuar.
“I dyshuari mashkull kosovar ishte vetë aksidentuar, dhe policia gjatë intervenimit në aksident, ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë të cilën i dyshuari e kishte brenda veturës. Arma me fishekë është konfiskuar, dhe i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ”, thuhet në njoftim.
