Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më , rreth orës , në stacionin e Ferizajt është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”. Menjëherë pas njoftimit, hetuesit së bashku me Njësinë Reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin F.R. (23 vjeç).

Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që ai e posedonte me leje. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale përkatëse lidhur me armëmbajtjen dhe përdorimin e armës. Pas procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore” , thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot