Kepi i Gjelbër ka magjepsur italianin e njohur

0%

Shpërndaje në: Heroi i Italisë në Kupën e Botës 2006, Marco Materazzi, është mahnitur nga debutimi përrallor i Kepit të Gjelbër në Botëror. Materazzi e ka vlerësuar vendin afrikan si befasinë më të madhe të turneut. Kepi i Gjelbër është grup ishujsh dhe prej vendeve më të vogla që është paraqitur ndonjëherë në Kupë të Botës.

Dhe ka bërë shumë tifozë për vete me serinë e ndeshjeve pa humbje. Tri barazime i mundësuan Kepit të avanconte në fazën nokaut nga vendi i dytë në grup. Në fazën nokaut, Kepi i Gjelbër luan me Argjentinën e Lionel Messit. “Kepi i Gjelbër është befasia më e madhe për momentin. Por tani duhet të luajë kundër kampionëve të botës, argjentinasve”, ka thënë Materazzi.

“Kepi i Gjelbër është autsajder. Por në 90 minuta futboll nuk e dini asnjëherë se çka mund të ndodhë”. 52-vjeçari Materazzi ka folur edhe për shkëlqimin e Messit që tashmë i ka gjashtë gola. “Argjentina është shumë më e mirë se Kepi i Gjelbër dhe ka një prej lojtarëve më të mirë në histori. Më pëlqen Messi kur luan dhe mezi pres ta shoh në ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të luash në moshën 39-vjeçare nuk është e lehtë dhe ai ende është njëri prej më të mirëve”, ka theksuar italiani i njohur. Prania e Kepit të Gjelbër në fazën nokaut shërben edhe si përkujtues për mungesën e Italisë në Botëror.

Burimi: Koha