“Sot më shumë”/ Tubim i pandalshëm, 29 ditë shqiptarët në shesh! Qytetarët këmbëngulin: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme!

0%

Këmbëngulje, qëndresë dhe një kërkesë e vetme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prej 29 ditësh, në kryeqytet, Tiranë qytetarë të moshave të ndryshme protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe asaj që e cilësojnë si kastën e vjetër politike, të cilën e akuzojnë për keqqeverisje dhe mungesë perspektive për vendin.

Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës dhe denoncimeve të qytetarëve për presione ndaj pjesëmarrësve, protesta ka vijuar pa ndërprerje, me protestuesit që deklarojnë se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore.

Në protestë marrin pjesë të rinj, të moshuar, prindër dhe qytetarë nga kategori të ndryshme shoqërore, të cilët shprehen se kërkojnë një Shqipëri të re, me më shumë mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot”, si edhe “Rama, Sala f*ck you”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas protestuesve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme. Kjo protestë nuk i ngjan asnjë tjetre, ka treguar qytetari dhe këmbëngulje si asnjëherë më parë.

Burimi: Bota Sot