Vritet një person në Ferizaj

0%

Një person i moshës madhore dyshohet se është vrarë në qytetin e Ferizajt. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, rreth orës , në rrugën “Sejdi Sejdiu”. “Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt”- konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.

Burimi: Kallxo