Babë dhe bir kanë humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Deçan, pasi dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike derisa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë së tyre. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës , kur QKMF-ja në Deçan ka njoftuar policinë se kishte pranuar dy persona të lënduar nga kontakti me rrymën.
Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. E trishtë: Babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit Hetuesit rajonalë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktimat kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike derisa po lanin veturën në oborrin e tyre.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, rreth orës është konstatuar vdekja e të dy personave. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
