Vdesin babë e bir në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën

0%

Shpërndaje në: Dy persona, babë e bir dyshohet se kanë vdekur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. KOHA ka kuptuar se viktimat kanë pasur kontakt me rrymën.

Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke e konsideruar rastin ngjarje tragjike. “Lajm i trisht, ndarja tragjike nga jeta e Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga Mazniku i Deçanit! Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: Koha