Shpërndaje në: Ganezi që pretendon se bën “magji të zezë” dhe që thotë se është më i miri në botë për këtë, Nana Kwakwu Bonsam, ka thënë se Kepi i Gjelbër do ta eliminojë Argjentinën. Kështu kanë shkruar mediumet angleze, të dielën. Bonsam postoi një video në rrjetet sociale duke thënë se do ta ndihmojë Ganën që sulmuesi Harry Kane i Anglisë të mos shënojë gol.
Gana dhe Anglia barazuan pa gola në ndeshjen e dytë të Grupit K, ndërsa pas përfundimit të fazës grupore, ganezët siguruan avancimin në fazën nokaut. Bonsam ka thënë tani se Lionel Messi me Argjentinë nuk do ta kalojnë Kepin e Gjelbër në 1/16 e finales në Botëror.
