Unitedi e konfirmon lëndimin e rëndë të futbollistit të tij

0%

Manchester Unitedi ka konfirmuar me një deklaratë zyrtare se mesfushori Manuel Ugarte ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit. Teksa qindra futbollistë po garojnë në Botërorin 2026, klubet evropiane po punojnë njëkohësisht për transferimet para sezonit 2026/27.

Megjithatë, për klubet e Premierligës ekziston gjithmonë rreziku që lojtarët e tyre të dëmtohen gjatë Botërorit, dhe pikërisht kjo i ka ndodhur Manchester Unitedit. 25-vjeçari u largua nga fusha me barelë gjatë humbjes 1-0 të Uruguait ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të Grupit H.

Ugarte dukej qartë se kishte dhimbje të mëdha, duke mbajtur duart mbi kokë dhe fanellën mbi fytyrë teksa largohej nga fusha pas një përplasjeje me mesfushorin spanjoll Pedri në fund të pjesës së parë. Frika më e madhe e tifozëve të Manchester Unitedit dhe Uruguait tani është konfirmuar. Klubi anglez bëri të ditur se Ugarte ka pësuar një dëmtim serioz të ligamenteve të gjurit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Manchester United konfirmon se Manuel Ugarte ka pësuar një dëmtim të ligamenteve të gjurit gjatë përfaqësimit të Uruguait në ndeshjen e së premtes ndaj Spanjës në fazën e grupeve të Botërorit. Vlerësimi i dëmtimit është ende në vazhdim për të përcaktuar trajtimin më të mirë dhe kohën e rehabilitimit.

Të gjithë i urojmë Manuelit një rikuperim të suksesshëm dhe do ta mbështesim në çdo hap të rrugës”, t huhet nga Unitedi. Edhe pse ende nuk është përcaktuar periudha e saktë e mungesës, disa media raportojnë se rikuperimi mund të zgjasë nga 9 deri në 12 muaj.

Ugarte ishte një nga 13 lojtarët e Manchester Unitedit të grumbulluar nga kombëtaret e tyre për Botërorin 2026, së bashku me kapitenin Bruno Fernandes, Matheus Cunha, si dhe anglezët Kobbie Mainoo dhe Marcus Rashford.

Që prej transferimit nga Paris Saint-Germain për 43.1 milionë paund, plus 8.6 milionë të tjera në bonuse, Ugarte ka pasur vështirësi të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacion. Uruguaiani bëri vetëm gjashtë paraqitje në 16 ndeshjet e fundit të Unitedit në Premierligë, duke qenë titullar vetëm një herë.

Për këtë arsye, ishte spekuluar gjerësisht se ai mund të largohej nga “Old Trafford” këtë verë nëse do të mbërrinte një ofertë e përshtatshme. Megjithatë, dëmtimi i rëndë praktikisht përjashton mundësinë e një largimi gjatë kësaj merkatoje. Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka deklaruar se ky zhvillim “mund të ndikojë në planet e verës” të klubit.

Përveç kësaj, Manchester United tani pritet të intensifikojë kërkimet për një mesfushor të ri, pasi duhet të zëvendësojë jo vetëm Ugarte, por edhe Casemiro, i cili është larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës. Raportimet bëjnë të ditur se United vazhdon negociatat për Mateus Fernandes nga West Ham United, edhe pse përballet me konkurrencën e Tottenham Hotspur.

Në listën e objektivave për mesfushën përmenden gjithashtu Alex Scott i Bournemouth dhe Shea Charles i Southampton.

Burimi: Bota Sot