Kanada – Afrikë e Jugut, Devis Muka: Fitojnë kanadezët

0%

Në emisionin Kampionët e Botës ishte i ftuar edhe prezantuesi i njohur Devis Muka. Teksa iu kërkua të thotë sesi mund të dalë ndeshja mes Kanadasë dhe Afrikës së Jugut, Muka deklaroi se beson se fitojnë kanadezët. Muka kishte dhe një dëshirë, që adashi i tij tek Kanadaja Devis të shënojë gol. Arjan Peço: Afrika e Jugut bëri një surprizë. Kanadaja ka super cilësi në fushën e lojës.

Nuk do luajnë në Kanada, por në Los Angelos. Kanadaja është më superiore për mendimin tim. Alban Bushi: Për Afrikën e Jugut kam shumë konsideratë. Tregoi se futbolli luhet me disiplinë dhe organizim. Kanadaja do që të çojë ritmin e lojës aty ku dëshiron, por do e ketë të vështirë. Do jetë ndeshje e mirë dhe do fitojë ekipi që do menaxhojë më mirë momentet delikate.

Devis Muka: Fiton Kanadaja dhe dashtë Zoti bën Devis gol. Del 3-0 ndeshja po them, futja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot