Rriten prenotimet online në Shkodër, ja çfarë preferojnë turistët e huaj

0%

Shkodra vijon te mbetet një nga pikat më të forta të turizmit shqiptar, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë. Sipas një studimi të AirDNA, kompani që analizon të dhënat për qiratë afatshkurtra për një periudhë 12-mujore, të mbyllur në mars 2026, Shkodra ka regjistruar rritjen më të lartë të normës së prenotimeve.

Edhe sipas të dhënave të Bashkisë Shkodër, ky vit ka shënuar një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2025. Turistët e huaj që zgjedhin veriun e Shqipërisë e shohin Shkodrën si ndalesën e pare. “Jam nga Uellsi dhe zgjodha Shqipërinë sepse ka male me pamje mahnitëse. E kemi parë online, në rrjetet sociale ka një ndikim shumë të madh dhe përshtypje shumë pozitive nga ata që e kanë vizituar.

Kemi 5 ditë këtu dhe do të qëndrojmë edhe më gjatë. Më pas do të zhvendosemi në jug”, tha një pushues nga Uellsi. “Është shumë e populluar tani me turistë, nuk e prisja të kishte kaq shumë vizitorë. Më pëlqen shumë si vend, por mendoj se pas 10 vitesh shumë gjëra do të ndryshojnë, sidomos në mjedis. Kam parë video në rrjetet sociale dhe vendosa të vij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi zgjedhur një hostel ne Shkoder, ka shumë njerëz, dhe ndihesh si në shtëpi”, t ha tha një turist nga Sllovakia Me kombinimin e qytetit historik, kulturës, bregdetit, lumenjve, liqeneve dhe maleve, Shkodra po shihet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj si një “paketë e plotë” destinacioni në veri të Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot