Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Mes thirrjeve revoltuese, qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime të menjëhershme në politikat qeverisëse. Protestuesit mbajnë pankarta dhe flamuj, ndërsa atmosfera në shesh është e tensionuar, por deri tani pa incidente të raportuara.
Kjo është protesta e 29-të me radhë kundër politikave qeverisëse në vend, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Vijon…
