Pse i hoqi Ronaldo pas pjesës së parë këpucët e veçanta?

0%

Cristiano Ronaldo i zëvendësoi këpucët e krijuara enkas për të pas pjesës së parë në ndeshjen e Portugalisë ndaj Kolumbisë. Kompania e veshmbathjeve “Nike”, kishte krijuar këpucë të veçanta, para këtij dueli. Në këto këpucë është shënjuar edhe logoja CR7, ndërsa i janë dhënë superyllit portugez pasi u bë lojtari i parë që shënoi në gjashtë Kupa të Botës.

Por, këpucët e veçanta që kanë çmimin prej 280 eurove, Ronaldo i mbajti vetëm në pjesën e parë. Ai pati disa tentime për gol, por nuk shënoi. Në pjesën e dytë u shfaq me këpucë ngjyrë rozë, siç i kanë edhe shumë lojtarë të tjerë në turne. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com