Nëse ka një skuadër që mund të quhet dështakja më e madhe e Botërorëve, ajo është Skocia. Ekipi europian, ashtu si zakonisht, nuk ia ka dalë përsëri që të kalojë fazën në grupe të turneut, duke “përmirësuar” rekordin sa i përket zhgënjimeve në një aktivitet të tillë.
Pjesëmarrja në Botëror padyshim është një sukses i madh, por për Skocinë, është kthyer tashmë në një makth, pasi ky ishte edicioni i 9 në të cilin ekipi me ndjekësit më të zjarrtë të turneut nuk ia doli që të kalonte grupin dhe të arrinte në fazën me eliminim direkt.
Pas krahëve të tyre janë dy skuadra të tjera me 7 pjesëmarrje pa kaluar grupin, ku e para është Tunizia e cila ishte një zhgënjim absolut, si dhe Irani që i shkoi shumë afër, i eliminuar vetëm në minutat e fundit duke mos arritur të kualifikohej mes të tretave më të mira. Pas tyre me 3 pjesëmarrje pa kaluar grupin janë Zelanda e Re, Hondurasi dhe Bolivia.
Me 2 në listë janë Sllovenia, Iraku, Katari, Panamaja, Haiti dhe EL Salvador. Ndërsa ka një listë të gjatë ekipesh që kanë shkuar vetëm një herë në Botëror, pa ia dalë të kalojnë grupet: Xhamajka, Angola, Izraeli, Islanda, Kuvajti, Trinidad Tobago, Togo, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani.
