Misse Beqiri ka folur për herë të parë për dhimbjen e madhe që përjetoi pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, duke e cilësuar momentin kur iu desh t’i tregonte vajzës së tyre tetëvjeçare, River, se babai i saj kishte ndërruar jetë si ‘gjënë më të vështirë’ që ka bërë ndonjëherë. Në një intervistë emocionale, Misse tha se ende e ka të vështirë ta besojë atë që ka ndodhur.
Ajo e përshkroi telefonatën nga familja e Jake, përmes së cilës mori lajmin e hidhur, si telefonatën më të rëndë të jetës së saj. Jake Hall dhe Misse Beqiri “Edhe sot vazhdoj të mendoj nëse kjo është e vërtetë. Kur mora telefonatën, nuk mund ta besoja. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte vajza jonë. Mendoja vetëm si do t’i tregoja se babai i saj nuk jetonte më”, u shpreh ajo.
Sipas modeles shqiptare, vajza e tyre e përjetoi shumë rëndë humbjen. Tregoi se River tashmë ndjek seanca terapie për ta përballuar dhimbjen, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte kur e vogla e pyeti: “A e dinë të gjithë që unë nuk kam më baba?”.
Jake Hall dhe Misse Beqiri Dhimbja është edhe më e madhe për Misse, pasi vite më parë humbi edhe vëllanë e saj, Flamur Beqirin, i cili u vra në vitin 2019. Ajo pranoi se e kishte pyetur veten se si ishte e mundur që po përjetonte një tragjedi të tillë për herë të dytë.
Jake Hall, Misse dhe vajza e tyre Jake Hall humbi jetën muajin e kaluar në moshën 35-vjeçare, pasi pësoi lëndime fatale në kokë nga përplasja me një derë xhami në një vilë në Mallorca.
Pavarësisht ndarjes së tyre vite më parë, Misse dhe Jake kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë për rritjen e përbashkët të vajzës së tyre, teksa ajo vazhdon ta kujtojë me dashuri dhe respekt si babanë e River.
