Jep dorëheqje përzgjedhësi i Koresë së Jugut

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka dhënë dorëheqje. Korea e Jugut nuk siguroi avancimin në 1/32 e finales të Kupës së Botës në futboll. Koreja e Jugut përfundoi në vendin e dhjetë në grupin e ekipeve të vendeve të treta. Tetë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta siguruan kalimin në fazën nokaut.

Kontrata e Hong ishte e caktuar të zgjaste deri në Kupën e Azisë 2027. Hong ishte kthyer te Koreja e Jugut në korrik të vitit 2024. Ai kishte drejtuar më parë Korenë e Jugut në Kupën e Botës 2014, kur u ndalën në fazën e grupeve, duke përfunduar të fundit në grup me Belgjikën, Algjerinë dhe Rusinë.

Burimi: Koha