Portieri Donat Kaçiu i ka ndarë rrugët me klubin e futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica. Lajmi bëhet i ditur edhe nga klubi mitrovicas. “Faleminderit, Donat Kaçiu! Pas pesë viteve të kaluara me fanellën e KF Trepça’89, rrugëtimi ynë me portierin Donat Kaçiu ka ardhur në fund me marrëveshje të përbashkët.
Gjatë këtyre viteve, Donati ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë, duke dhënë kontributin e tij me profesionalizëm, përkushtim dhe duke mbrojtur ngjyrat e klubit në çdo ndeshje. KF Trepça’89 e falënderon sinqerisht Donatin për gjithçka që ka dhënë për klubin gjatë këtyre pesë sezoneve dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës dhe në jetën personale.
Faleminderit për gjithçka, Donat! Minator njëherë, Minator gjithmonë!”, ka njoftuar klubi mitrovicas.
