Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite

0%

Zv/kryeministri Bekim Sali në dy vjetorin e qeverisjes së koalicionit VLEN, tha se ata kanë dëshmuar se ata kanë qenë transparent me opinion për të gjitha veprimet dhe masat të cilat i kanë ndërmarr dhe politikat që i zhvilluar. Sipas tij ata kanë realizuar shumë premtime duke shtuar se kanë arritur të bëjnë për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite.

“Në këtë pako të arritjeve të VLEN-it është ligji për jurisprudencën, ligji për medresenë, janë hapja e mbi 2500 kompanive të reja, të nxitura nga rinia, avancime dhe punësime të shqiptarëve mbi 2500 të punësuarve në administratën publike, janë investimet që janë të fokusuara në pjesën perëndimore të RMV-së, që konsiderohen në vlerë diku mbi 3 miliardë euro”, tha mes tjerash Sali.

Sa i përket rikonsturimit të Qeverisë, Bekim Sali, tha se mbetet në Ministrinë e Eurointegrimeve. “Në pakon me të cilin VLEN vazhdon me qeverisje, si pjesë e shumicës parlamentare, mbetet Ministria e Ambientit Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësisë, e Eurointegrimeve, Kulturës dhe Ministria e Marrëdhënieve në mes Bashkësive, pra janë 6 ministri”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kush do të shkoj në drejtësi tha se nuk kanë emër final në Drejtësië dhe kulturë”, ka deklaruar Bekim Sali. Ai tha se për ministrinë e Kulturës dhe të Drejtësisë nuk ka emra se kush mund t’i drejtoj këto ministri.

Burimi: Telegrafi