Vazhdon përplasja e trajnerit të Uruguait me mediat

0%

Një gjë është e sigurt për Marselo Bielsën, ai gjithmonë ndjek rrugën e tij. I njohur me nofkën “El Loco” (i çmenduri), për përkushtimin obsesiv ndaj detajeve dhe zakonet e tij të pazakonta gjatë ndeshjeve. Këtë herë, tekniku 70-vjeçar tërhoqi vëmendjen me foton zyrtare të realizuar nga FIFA për Kupën e Botës. Ndryshe nga shumica e trajnerëve dhe lojtarëve që pozuan përpara objektivit me buzëqeshje dhe vetëbesim, Bielsa zgjodhi të shikonte poshtë, pa e kthyer fare vështrimin drejt kamerës. Pamja e tij serioze bëri menjëherë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa shumëkush spekuloi se mund të ishte një formë proteste apo pakënaqësie. Por pas barazimit 1-1 të Uruguait ndaj Arabisë Saudite në Majemi, Bielsa i hodhi poshtë këto interpretime me stilin e tij karakteristik. “Nuk kam pse të jap asnjë shpjegim. Fotografi a u bë ashtu siç u bë”, deklaroi ai. “Mbi të gjitha, unë nuk jam model”. FIFA ka fotografuar të gjitha kombëtaret dhe stafet e tyre në këtë Botëror, ndërsa setet fotografi ke janë kthyer në një traditë të turneve më të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, Bielsa nuk u ndal me kaq. Kur iu drejtua një pyetje tjetër në konferencë, ai u rikthye sërish te e njëjta temë. “Ka një kufi se deri ku duhet të shpjegojmë gjërat”, tha ai. “Nëse mbaj syze, pse duhet të shpjegoj pse mbaj syze? Nëse shikon dikë në sy, pse e bën? Nuk ka asgjë të gabuar as të mbash syze, as të shikosh dikë në sy, as të shikosh poshtë ”, th ai.

Burimi: Bota Sot