Anglia nis përpjekjen e saj për t’i dhënë fund 60 viteve pa një titull botëror në Teksas, ku do të përballet me Kroacinë, një kundërshtar që e ka lënduar në të kaluarën në Kupën e Botës. Kroacia eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, por kjo mbetet fitorja e vetme e kroatëve në gjashtë përballjet e fundit mes dy ekipeve (1 barazim, 4 humbje). Historikisht, Anglia ka avantazhin me 6 fitore kundrejt 3 të Kroacisë në 11 ndeshje të zhvilluara mes tyre Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët, Tuhel dhe Daliç, kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit, teksa do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje.
Burimi:
Bota Sot
