Afrikë e Jugut – Kanada do të hapë garën në fazën me eliminim direkt sot në orën me kohën shqiptare në Los Anxheles. Të dy përfaqësueset janë për herë të parë në këtë pikë të turneut, kështu që mund të quhet një paraqitje e suksesshme. 74-vjeçari Hugo Broos i Afrikës së Jugut është trajneri më i moshuar i cili drejton një skuadër në ndeshjet me eliminim direkt të Botërorit dhe synon të shkojë sa më larg pasi kjo është detyra e fundit në karrierën e nisur në 1988.
Kanadaja shkruan një tjetër faqe të historisë si përfaqësuesja e parë mikpritëse e turneut që luan jashtë kufijve të saj në një Botëror. Tek kanadezët duan të harrojnë humbjen me Zvicrën, që ishte e para pas 10 ndeshjesh dhe të kalojnë me sukses fazën e 1/16.
Paraqitja e deritanishme e Kanadasë ka qenë pozitive, pasi lojtarët kanë goditur 21 herë portën, 10 më shumë se në dy turnet e mëparshme së bashku. Ndërkohë Afrika e Jugut ka fituar të vetmen ndeshje me Kanadanë me rezultatin 2–0, në miqësoren e luajtur në 2007.
