Rruga Budrikë–Zhegër–Stançiq në fokus, Basha paralajmëron investime

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka inspektuar gjendjen e rrugës R212, në segmentin që përfshin Budrikën, Zhegërin dhe Stançiqin, deri në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ai ka bërë të ditur se për këtë segment do të hartohet një projekt për rehabilitim të plotë, i cili më pas do të pasohet me procedurat për realizim.

“Lajmi i mirë është se do të hartojmë projektin për rehabilitimin e plotë të këtij segmenti. Pas përfundimit të projektit, do të fillojmë procedurat për rehabilitim, në mënyrë që banorët dhe të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë rrugë të kenë një infrastrukturë më të sigurt”, ka deklaruar Basha.

Ai shtoi se vizitat në terren i ndihmojnë për të parë nga afër gjendjen reale të infrastrukturës dhe për të planifikuar projektet sipas prioriteteve. “Edhe kur nuk jam në zyrë, më gjeni në terren. Vizitat dhe inspektimet e drejtpërdrejta më japin informacionin më të saktë për gjendjen reale të rrugëve dhe më ndihmojnë t’i planifikojmë me përgjegjësi projektet e rindërtimit” , ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë vizitës në Stançiq, Basha ka falënderuar edhe zyrtarët doganorë dhe policorë për punën e tyre në pikën kufitare.

Burimi: Bota Sot