Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës. Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës .
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”- theksoi mes tjerash Krasniqi.
