Raportohet për rrahje në Prishtinë, të dyshuarit i gjendet thikë në veturë

0%

Një rast i armëmbajtjes pa leje është iniciuar në Prishtinë, pasi një të mituri i është gjetur një thikë në veturë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 27 qershor, rreth mesnatës, në rrugën “Durrësi”, ku fillimisht Policia kishte pranuar informatë për një rrahje.

Njësitet policore kanë dalë në lokacion dhe kanë takuar të dyshuarin, të mitur, te i cili gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë e mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe dy dëshmitarë, të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për intervistim. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com