Lezha, sezon premtues, fluks vizitorësh/ Destinacionet e preferuara, Shëngjini dhe Rana e Hedhun

0%

Lezha po përjeton një sezon turistik me ritme pozitive, ku numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhani, thotë se kjo rritje është falë promovimit të zonës, përmirësimit të shërbimeve dhe aktiviteteve të shumta që ofron qyteti.

Sipas tij, pjesa më e madhe e pushuesve vijnë nga Kosova, por ka edhe një rritje të turistëve nga Gjermania dhe Polonia. Një nga arsyet kryesore që zgjedhin Lezhën mbeten çmimet e arsyeshme. Xhani thekson se po rritet edhe numri i ditëve të qëndrimit. Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar, së bashku me Ranën e Hedhun.

Ndërkohë, investimet në bypass-in e Shëngjinit pritet të lehtësojnë trafikun në aksin drejt Velipojës dhe të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit në gjithë zonën bregdetare të Lezhës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot