Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar

0%

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë, ku janë përfshirë tri automjete. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Sot rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Policisë, njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po zhvillon hetime për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi